Konstituohet Grupi Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara”
2024-07-26 17:54:34

Grupi vullnetar (Foto Atsh)

Grupi vullnetar (Foto Atsh)

13 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë bërë pjesë e Grupit Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara”, i cili ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore e të pavarura dhe shoqërisë civile, për edukimin, punësimin, mbrojtjen dhe mbështetjen sociale për gjithëpërfshirje të Personave me Aftësi të Kufizuara, shkruan “ATSH”.

Themelues të Grupit Vullnetar “Miqtë e personave me Aftësi të Kufizuara” janë deputetët: Toni Gogu,  Zheni Gjergji, Klodiana Spahiu, Dhurata Çupi,  Ilirjan Pendavinji, Bledion Nallbati, Evis Kushi, Saimir Korreshi, Etjen Xhafaj, Ilda Dhori, Florenc Spaho, Milva Ekonomi dhe Antoneta Dhima.

Gjatë mbledhjes së grupit pas konstituimit, deputetët anëtarë shprehën mbështetjen e tyre ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Grupi vendosi që në mbledhjen e radhës në shtator të miratojë rregulloren e brendshme dhe programin e punës. (Irma)