Foto nga ATSH
Politikat tona sociale janë të fokusuara në implementimin e programeve aktive të punësimit për personat me aftësi të kufizuara, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albania Koçiu, citon “ATSH”.
Sipas saj, reforma e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar ka krijuar një rrjet referimi dhe mentorimi social për të gjithë kategorinë PAK të vlerësuar nga komisionet multidisiplinare, duke i drejtuar ata drejt punësimit, arsimit dhe shërbimeve rehabilituese.
Ministrja Koçiu u shpreh se gjatë muajve janar-maj, 273 persona kanë përfituar nga programet e punësimit: 61 në programe nxitje punësimi, 153 në punësim dhe 59 në formim professional.
Në periudhën janar-qershor janë referuar për shërbime sociale dhe rehabilituese 1111 persona me aftësi të kufizuara.
“MSHMS do të vijojë të mbështesë dhe fuqizojë çdo individ, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”,- tha ministrja Koçiu. (Irma)