Ndikimi i thellë i letërsisë klasike franceze në krijimin e letërsisë kineze
2024-07-26 15:00:54

Ndikimi i thellë i letërsisë franceze te shkrimtarët, përkthyesit dhe studiuesit kinezë u shfaq në një forum mbi lidhjet letrare mes dy vendeve.

Forumi, i mbajtur në Pekin, prezantoi një seri botimesh të veprave të letërsisë klasike franceze nga Shtëpia Botuese e Shkrimtarëve.

Kolana e parë prej 20 titujsh përmban ndër të tjera edhe “Katedralja e Parisit” i Viktor Hugosë, “Jean-Christophe” i Romain Rolland, “Miti i Sizifit” i Albert Kamysë, “Strait Is the Gate” i Andre Gide dhe “Princi i Vogël” i Antoine de Saint-Exupery.

Veprat e guruve të përkthimit të letërsisë franceze, përfshirë ato të Fu Lei (1908-66), Zheng Kelu (1939-2020) dhe Luo Xinzhang  (1936-2022), mund të gjenden në këtë kolanë të përzgjedhur.

China Daily

China Daily

“Për brezin tonë të lindur në vitet 1950 dhe ‘60, veprat klasike të letërsisë franceze janë kujtime kolektive”,- tha shkrimtarja Xu Kun, kryeredaktore e revistës letrare “Selected Stories”.

Sipas saj, periudha e universitetit, në vitet 1980 përkonte me një kohë kur shumë vepra të letërsisë franceze u futën në Kinë.

“Letërsia franceze më shoqëroi gjatë gjithë rinisë sime, ndërsa vendosa hap pas hapi pikëpamjen time botërore dhe sistemin e vlerave.

“Topi i dhjamit” i Gi de Mopasan, “Madamë Bovari” i Gustav Flober dhe “Camille” i Aleksandër Dymasë ndezën ndërgjegjen time fillestare feministe”,- tha Xu.

China Daily

China Daily

Shkrimtarja kujton gjithashtu se si u ftua të shkruante një recension libri për “The Years” të Annie Ernaux, fituese e Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2022, kur versioni kinez i tij u botua për herë të parë në vitin 2009, dhe se si i bëri përshtypje fuqia e rrëfimit autobiografik, të cilin autorja e botoi në moshën 68-vjeçare.

Che Lin, profesoreshë e letërsisë franceze në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit, foli rreth faktit se si shkrimtarët francezë si Volteri, Balzaku, Kamyja dhe Zhyl Verni morën frymëzim nga kultura kineze.

Për shembull, drama e Volterit “Jetimi i Kinës” u përshtat nga “Jetimi i Zhaos”, një tragjedi hakmarrëse e dinastisë Yuan (1271-1368) që i atribuohet Ji Junxiang.

Historia e novelës filozofike të Volterit, “Zadig”, bazohet gjithashtu në një histori popullore kineze të shkruar në dinastinë Ming (1368-1644).

Në shkrimet e Balzakut, ka përshkrime të shumta për shkrimet kineze. Në rishikimin e albumit të mikut të tij piktor Auguste Borget, “Sketches of China and the Chinese”, shkrimtari pretendon se fëmijëria e tij ishte ndikuar kryesisht nga kultura orientale.

China Daily

China Daily

Che  thotë se në karrierën e saj prej më shumë se dy dekadash ajo u ushqye nga letërsia franceze. Nga historitë dhe personazhet që kanë krijuar shkrimtarët e periudhave dhe zhanreve të ndryshme, ajo sheh të vërtetën e botës dhe bëhet më e hapur dhe më e qartë.

Yu Zhongxian, studiues në Institutin e Letërsisë së Huaj, Akademia Kineze e Shkencave Sociale, shqyrtoi disa qëndrime më të fundit të shkrimtarëve në Kinë dhe vëzhgimet e tyre, duke përfshirë Paul Claudel, Victor Segalen dhe Saint-John Perse.

Studiuesi, i cili ndër të tjera ka përkthyer edhe veprat e Francoise Sagan, Claudel dhe Milan Kunderës, shpreh besimin për thellimin e shkëmbimeve letrare kino-franceze dhe se brezi i ri i redaktorëve dhe përkthyesve të librave mund të prezantojë më shumë vepra cilësore letrare franceze për lexuesit kinezë.

Jiang Xiao, pedagoge në Shkollën e Gjuhës dhe Letërsisë Kineze të Universitetit Normal të Pekinit, foli për magjepsjen prej disa dekadash të lexuesve kinezë për veprat e Marguerite Duras.

Në vitin 1985 dhe 1986, gjashtë versione të “ I dashuri” nga Duras u botuan në Kinë. Jiang e sheh një magjepsje të tillë afatgjatë si të ketë pasqyruar një brez të imagjinatës së lexuesve kinezë për jetën moderne.

China Daily

China Daily

Ajo foli gjithashtu se si lexuesit bashkëkohorë e gjejnë veten te “Miti i Sizifit” i Kamysë, duke shfaqur absurditetin thelbësor të jetës, në revoltë kundër nihilizmit dhe se si ajo u tërhoq personalisht nga “Mandarinët” e Simone de Beauvoir dhe “Rrëfime orientale”  e Marguerite Yourcenar.

Sipas shkrimtarit Li Er, teoritë e letërsisë franceze gjithashtu kanë ndikim të madh në krijimin e letërsisë kineze.

“Kuptimi dhe interpretimi i veprave të letërsisë kineze nga lexuesit francezë ka ndikuar edhe në faktin se si i shohim ne veprat tona. Përmes shkëmbimeve letrare ne kemi formësuar traditat tona letrare”,- thotë Li.

Ai bën thirrje për aktivitete më efektive shkëmbimi, si dhe bashkëpunim të zgjeruar për të promovuar veprat e letërsisë kineze jashtë shtetit.