China Travel bëhet popullor - çfarë i sjell turistët në Kinë?
2024-07-26 17:25:52

Kohët e fundit, termi "city不city", i popullarizuar nga influencuesit e huaj të internetit që udhëtojnë në Kinë, është bërë shumë popollor. Falë zgjerimit të vazhdueshëm të politikës hyrëse 144-orëshe pa viza, gjithnjë e më shumë të huaj po udhëtojnë në Kinë, duke pasqyruar në internet atë që shohin dhe dëgjojnë.

 

Me zgjerimin e politikës 144-orëshe pa viza për 54 vende, numri i turistëve që hyjnë në Kinë është rritur ndjeshëm. Sipas statistikave të Byrosë Kombëtare të Emigracionit, në gjysmën e parë të vitit, mbi 14.6 milionë të huaj kanë hyrë në Kinë nga porte të ndryshme, një rritje vjetore prej 152.7%. Midis tyre, 8.542 milionë kanë hyrë përmes politikës pa viza, duke zënë 52%, një rritje prej 190.1%.