Foto nga VCG
Një cisternë nafte me flamur të Filipineve, që mbante 1.4 milionë litra naftë industriale, u përmbys dhe u mbyt në ujërat e Manilës, raportuan autoritetet filipinase, duke specifikuar përpjekjet për frenimin e derdhjes së mundshme të karburantit, shkruan “RTSH”.
“Ia dolëm të shpëtonim 16 nga 17 anëtarët e ekuipazhit, një është zhdukur”,- tha ministri i Transportit, Jaime Bautista, në një konferencë.
Sipas tij, erërat e forta dhe dallgët e larta pengojnë përpjekjet e reagimit.
Anija u mbyt në gjirin e Manilës, gati 7 kilometra nga brigjet e komunës Limay në provincën Bataan, pranë kryeqytetit.
“MT Terra Nova” u përmbys dhe përfundimisht u zhyt në det, bëri të ditur Roja Bregdetare Filipine në një raport, duke theksuar se po heton nëse ka pasur një shqetësim moti në zonë kur ndodhi incidenti. (Irma)