< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
IKTK-ja marrëveshje me QKKSH-në për studimin e mozaikëve antikë në Shqipëri
2024-07-25 16:45:27

Mozaike (Foto Atsh)

Mozaike (Foto Atsh)

Rinovohet për herë të dytë marrëveshja ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor (QKKSH), për projektin “Inventari i Mozaikëve në Shqipëri”, shkruan “ATSH”. Objektiv i kësaj marrëveshjeje është studimi sistematik i dyshemeve të Shqipërisë: mozaikë, “opus sectile” dhe pllaka.

Projekti përbëhet nga katër akse kryesore të cilat janë: konservimi e restaurimi, dokumentimi, trajnimi, botimi.

Site të ndryshëm janë bërë tashmë objekt studimesh dhe restaurimesh të përbashkëta ndërmjet vitit 2013 dhe 2022, si Butrinti, Kishat e Rrugës Egnatia, Bylisi, etj..

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur se mozaikë të tjerë mbeten për t’u studiuar, kryesisht në Butrint, Sarandë, Durrës, Korçë, etj, pa harruar dyshemetë e kishave mesjetare dhe zbulime të reja të mundshme. (Irma)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree