Bashkia e Vlorës vendos çadra falas në plazhin publik për pushuesit
2024-07-25 14:11:03

Plazhi ne Vlore (Foto Atsh)

Plazhi ne Vlore (Foto Atsh)

Bashkia e Vlorës ka sistemuar plazhin publik, duke pastruar rërën dhe vendosur çadra.

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ky aksion, përcjellë nga “ATSH”, deklaroi se me sistemimin e plazhit publik në Vlorë, nuk ofrohet vetëm hapësira e lirë, por edhe çadrat falas për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të shijojnë bregdetin.

Në plazhet e Vlorës, nga Zvërneci deri në Orikum investimet në infrastrukturë kanë bërë diferencën duke sjellë shërbime më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj.

Turistë vendas e të huaj, të cilët po pushojnë në bregdetin e Vlorës, vlerësojnë veçanërisht pastërtinë dhe qetësinë që të ofron ky destinacion turistik. (Irma)