
Ministrja Kociu (Foto Atsh)
Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi vendimin për miratimin e listës së barnave të rimbursueshme nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor për pacientët që vuajë nga patologji të ndryshme, shkruan “ATSH”.
Në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se ky është një vendim i rëndësishëm për të gjithë ata pacientë të cilët trajtohen me barna dhe medikamente nga mjekët e familjes sa i përket diagnozave të tyre.
“Në listën aktuale të barnave të rimbursueshme kemi 1191 medikamente, ndërsa me këtë vendim kësaj liste i shtohen edhe 50 medikamente të reja, nga të cilat 38 princip aktiv, medikament i ri dhe 18 formë doza të reja”, theksoi Koçiu.
Ministrja bëri të ditur se të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme e çojnë listën në rreth 1345 medikamente që do të rimbursohen nga buxheti i shtetit.
“Këto janë barna që mbështesin akoma më shumë diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, diabetike, kardiovaskulare, pneumologjike dhe një sërë patologjish të tjera të rëndësishme, të cilat mbështeten akoma më shumë nga ky vendim i fundit i qeverisë”,- deklaroi ministrja Koçiu. (Irma)
