Anija “Oriku” shpëtoi në detin Egje një gomone me 20 persona në bord
2024-07-25 09:31:28
Foto nga ATSH
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se anija shqiptare “Oriku”, gjatë patrullimit në detin Egje, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ai theksoi se anija “Oriku”, me mision në detin Egje, vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës.
Sipas ministrit Peleshi, shtetasit palestinezë iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme. (Irma)
Lajmet Kryesore