Qendrat shëndetësore verore u kanë ofruar shërbime cilësore turistëve që kanë pasur nevojë
2024-07-24 14:13:41

Foto nga VCG

Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur se në 34 qendrat shëndetësore verore mjekët dhe infermierët janë shërbim të pushuesve dhe turistëve përgjatë gjithë sezonit turistik, shkruan “ATSH”.

Ministrja përcolli në rrjetet sociale dëshmitë e mjekëve në disa zona në jug të Shqipërisë, të cilët kanë trajtuar raste të ndryshme me shqetësime që u përkasin stinës së verës, por redhe emergjenca, si trauma dhe aksidente.

Sipas tyre, fluksi i pacientëve ka ardhur duke u rritur si i turistëve të huaj, por edhe nga pushuesit shqiptarë. Shërbim kanë marrë edhe banorët rezidentë të zonave ku janë ngritur qendrat shëndetësore verore. Mjekët thonë se qendrat shëndetësore janë të pajisura me të gjitha medikamentet dhe ofrojnë kushtet për një shërbim cilësor të plotë.

Nga 1 qershori deri më 14 korrik janë kryer 22.406 vizita në 34 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin. (Irma)