Shkenca dhe teknologjia e Kinës në Lojërat Oimpike të Parisit
2024-07-24 13:14:00

Lojërat Olimpike janë jo vetëm një miting madhështor sportiv, por edhe një dritare për të vëzhguar shkencën e teknologjinë e botës. Me afrimin e Lojërave Olimpike të Parisit, shumë marka kineze do të shfaqen atje. Nga ndërtimi i objekteve deri në instalimet dhe pajisjet e garave, shkenca e teknologjia e Kinës do të shkojnë në Paris bashkë me sportistët kinezë.

 Foto nga CMG

Në volejbollin e plazhit, tenis e xhudo gjatë Lojërave Olimpike të Parisit të këtij viti, audienca televizive globale do të shohë për herë të parë pamjet e sportistëve në Lojërat Olimpike Verore, ashtu si në të ashtuquajturën "kohë plumb" në filmat fantastiko-shkencorë, me lëvizje të ngadalta dhe nga këndvështrime të shumta. Kjo teknologji u testua për herë të parë gjatë turneut të kualifikimit olimpik të Shangait.

Fan Liang, arkitekt i zgjidhjeve të industrisë kompjuterike cloud të ndërmarrjeve kineze, tha se gjatë Olimpiadës së Parisit kjo teknologji do të përdoret në 12 objekte, si edhe në ndeshjet e volejbollit në plazh, tenisit e xhudos.

 Foto nga CMG

Ellario Conner, Kryezyrtari i Teknologjisë së Informacionit i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, bëri të ditur se gjatë Lojërave Olimpike të Parisit do të prodhohen rreth 11 000 orë material video. "Prandaj, ne do të zhvillojmë një platformë sportive të AI-së që mund të realizojë etiketimin automatik dhe kërkimin inteligjent ose të krijojë automatikisht video me momentet e spikatura, të cilat të gjithë partnerët mund t'i shkarkojnë dhe përdorin," tha Conner.

 Foto nga CMG

Përveç shikimit të transmetimeve në cloud, publiku në Paris mund të shohë edhe ndeshjet në kohë reale nëpërmjet ekraneve LED. Mësohet që gjatë Lojërave Olimpike, në 25 zona në Paris do të transmetohen drejtpërdrejt ndeshjet dhe garat nëpërmjet ekraneve të mëdha publike. Për të parë ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, Komiteti Organizator Olimpik vendosi më shumë se 80 ekrane LED në brigjet e lumit të Senës për transmetim të drejtpërdrejtë. Këto ekrane të mëdha LED janë kryesisht nga kompanitë kineze të teknologjisë.


Lin Shikai, përgjegjës për ekranet LED, tregon: "Kemi ofruar një produkt për 'Stade de France' që përdoret në mjedis të jashtëm, i cili arrin një shkallë rifreskimi ultra të lartë prej 7680 Hz."


Mësohet se tetë ndërmjet dhjetë kompanitë kryesore në pjesën globale të tregut të ekraneve LED janë nga Kina dhe më shumë se 80 % e ekraneve LED në botë prodhohen nga kompanitë kineze.

 Foto nga CMG

Prania e kompanive kineze të inovacionit teknologjik në Lojërat Olimpike të Parisit shkon përtej kësaj. Përballë standardeve të larta të pakësimit të lëshimit të karbonit, mbrojtjes së mjedisit dhe riciklimit për ndërtimin e objekteve të Lojërave Olimpike të Parisit 2024, një kompani e veshjes me dysheme nga qyteti Shijiazhuang i provincës Hebei u mbështet në teknologjinë e saj të patentuar për t'u bërë furnizuesja ekskluzive e dyshemeve sportive për basketbollin me tre veta dhe pingpongun, që më parë ishin monopol i markave të huaja.

Hao Lihui, menaxher i përgjithshëm i furnizuesit ekskluziv kinez të dyshemeve sportive, theksoi: "Markat kineze njihen nga bota dhe ne jemi pjesë e 'Made in China'. Dëshirojmë ta bëjmë botën të shohë fuqinë e markave kineze nëpërmjet Lojërave Olimpike."

Foto nga GM.cn

Tryezat e pingpongut në Lojërat Olimpike të Parisit do të jenë një tavolinë ylber me ngjyrë të zezë, e cila do të jetë gjithashtu një pikë kryesore e konkurrencës. Tryeza e pingpongut ka një dizajn trepërmasor për të parandaluar gërvishtjet e lojtarëve gjatë stërvitjes dhe përdor gjithashtu një sistem ndriçimi të ndryshueshëm me mikroçip të vetin. Për t'u përdorur në Lojërat Paralimpike, tryeza u modifikua pak, për të krijuar më shumë hapërsirë për sportistët në karrige me rrota. Tryeza e pingpongut e Lojërave Olimpike të Parisit mishëron ndërthurjen e "teknologjisë me romancën".


Në ndeshjet e xhudos dhe mundjes gjatë Lojërave Olimpike të Parisit do të shfaqen shumë pajisje kineze, që plotësohen me elemente të teknologjisë kineze. Për shembull, përdorimi i nanoteknologjisë kundër ndryshkut dhe për veshjen antibakteriale në shtresat sipërfaqësore të tapeteve sportive të xhudos e mundjes ka shumë funksione, si ai kundër ndotjes e baktereve, i pastrimit të lehtë dhe i mbrojtjes mjedisore.

Foto nga VCG

Tani rrugët e Parisit qendror janë të mbushura me atmosferën e Lojërave Olimpike dhe ka një lumë të pafund klientësh që vizitojnë dyqanet e suvenireve olimpike, të cilat tashmë blihen shumë, veçanërisht nga ana e turistëve që kanë ardhur nga e gjithë bota.

Sipas Komitetit Organizator Olimpik të Parisit, prodhimi i 80 % të maskotëve është porositur te kompanitë kineze. Ndërsa sipas raportimeve të mediave, pjesa e mbetur e tregut është zënë nga dy prodhues francezë të lodrave, por lëndët e para dhe përbërësit vijnë gjithashtu nga Kina, dhe prodhuesit francezë përfundojnë punën e montimit në fabrikat vendore. Pse është zgjedhur "Made in China"? Burimet përkatëse nga Ministria franceze e Ekonomisë zbuluan se kostoja e lartë dhe prodhimi i pamjaftueshëm në shkallë i kompanive franceze janë arsyet kryesore për zgjedhjen e prodhuesve kinezë. "Made in China" mund t'u ofrojë konsumatorëve të njëjtat produkte me çmime më të favorshme.

Statistikat e Doganave të Yiwu-së në Kinën Lindore tregojnë se në katër muajt e parë të këtij viti, eksportet e mallrave dhe pajisjeve sportive nga Yiwu ishin 3.1 miliardë juanë, me një rritje prej 45.6 % nga e njëjta periudhe e vitit të kaluar. (Çang Çuo)