Alban Skënderaj ndriçon Gramshin në eventin magjik ‘Ëndrra mbi Livando’
2024-07-24 11:11:37

Synimi kryesor i aktivitetit ‘Ëndrra mbi Livando’ ishte promovimi i bimës së livandos dhe resurseve të pasura natyrore të Gramshit. ‘Ëndrra mbi Livando’ zhvillohet në parcelat pafund të livandos me qëllim që të kthehet në traditë, pasi bimët medicinale dhe aromatike janë tradicionale të zonës”. Ky event do të kthehet në një traditë vjetore për Gramshin, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për promovimin e kësaj bime aromatike dhe tërheqjen e turistëve në zonë. Kështu, Gramshi do të njohë një zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe kulturor, duke shfrytëzuar në maksimum potencialin e tij natyror dhe historik. Banorët e turistë u bënë bashkë në Gramsh në koncertin “Ëndrra mbi Livando” i frymezuar nga bima mjekësore që kultivohet masivisht në zonë. Drejtuesja e DoArt, dhe njëheresh edhe organizatore e  eventit, Iris Canaj, ka folur për Radio Ejani, rreth detajeve të këtij koncerti mbresëlënës.

Koncerti Endrra mbi Livando ( foto personale)

Koncerti Endrra mbi Livando ( foto personale)

CMG:Si lindi ideja për këtë koncert?

Iris Canaj: Ishte një ide që lindi përmes dëshirës për të promovuar një zonë të bukur siç është ajo e Gramshit, duke ofruar një mori mundësish për vizitorët. Duke diskutuar se si mund të promovojmë një zonë si Gramshi, na treguan se fushat e livandos janë unike dhe tepër të bukura.

Koncerti Endrra mbi Livando ( foto personale)

Koncerti Endrra mbi Livando ( foto personale)

CMG:Si reagoi publiku përballë një vendi kaq të bukur?

Iris Canaj: Kur filluam të publikonim fotot dhe videot që bëmë në atë vend ishin të bukura por pamja live ishte e papërsëritshme dhe për këtë gjë të gjithë njerëzit binin dakord një zëri. I gjithë eventi që u realizua  ishte i ndërtuar me shumë vëmendje dhe dashuri dhe për këtë na ka ndihmuar tepër bashkia e Gramshit. Të gjithë ishim skeptikë nëse do të mund ta realizonim këtë event apo nëse do të mund ta dërgonim deri në fund për shkak edhe të rrugës apo shumë problemeve të tjera por më në fund ja arritëm. Falë punës së palodhur të stafit edhe rruga mori karakter tjeter sepse ata punuan që defektet e saj t’i minimizonin.

Koncerti Endrra mbi Livando ( foto personale) (2)

Koncerti Endrra mbi Livando ( foto personale) (2)

CMG:Si ishte për ju si organizatore bashkëpunimi me Alban Skënderajn?

Iris Canaj: Me Alban Skenderaj, unë nuk kisha pasur mundësi të punoja më parë. Më dha një impakt shumë të mirë dhe kishim një sinkronizim mendimesh për çdo gjë deri tek ngjyrat apo detaje specifike. Në momentin që ai hyri në skenë bëri një ecje mbi fushat  e livandos dhe më pas u ngjit në skenë sepse për ne ishte e rëndësishme të sillnim tërësisht jetë përmes eventit jo thjeshtë një skenë në në fshat diku. Ky ishte një mini koncert i tij, nuk kishte këngëtare të tjerë.

Iris Canaj dhe Alban Skenderaj ne koncertin Endrra mbi Livando ( foto personale)

Iris Canaj dhe Alban Skenderaj ne koncertin Endrra mbi Livando ( foto personale)

CMG:A kishte sfida në këtë koncert?

Iris Canaj: Sfida kishte por ne morëm masa për çdo gjë dhe ne në aspektin e rendit rrugor deri tek policia apo ambulancat dhe  kishim biseduar me blerërritës edhe pedagogë që studiojnë bletët sepse në fushën e livandos ka shumë blerës. Për të paraprirë çdo indicident ne i kishim marrë masat që nëse ata kishin alergji nga bletët të qëndronin tek një fushë më e hapur ndonëse kishim edhe një rregullore të publikuar ditë më herët. Në fund të këtij eventi nuk pati asnjë rast pickimi apo diçka të ngjashme.

Iris Canaj ne koncertin Endrra mbi Livando ( foto personale)

Iris Canaj ne koncertin Endrra mbi Livando ( foto personale)

CMG:Çfarë mund të na thoni në lidhje me pjesëmarrjen?

Iris Canaj: Pjesëmarrja ishte përtej asaj që ne mendonim. Për banorët që e njohin terrenin nuk ishte diçka e re që vinin tek fushat e livandos, por gërshetimi me muzikën e Alban Skënderajt dhe vetë klima e krijuar i dha një tjeter emocion së gjithës.

Alban Skenderaj ne koncertin Endrra mbi Livando ( foto personale)

Alban Skenderaj ne koncertin Endrra mbi Livando ( foto personale)

CMG: Çfarë shije la tek ju pamja e fushave të livandos?

Iris Canaj: Livandot nuk kanë shijuar aq bukur më herët sepse këtë herë ndër to kishte drita që të bënin të kuptoje se aty kishte xixëllonja dhe do doja që të falenderoja punonjësit e ndriçimit për punën e tyre të palodhur sepse u duk si një ëndërr. Përveç kësaj jemi habitur pozitivisht sepse ka pasur publik edhe nga Kosova dhe Maqedonia e veriut dhe kjo tregon që lajmerimi ka shkuar edhe në rrugë kaq të largëta. Kjo është e rëndësishme për ne si organizatorë dhe për bashkinë që është kryeorganizatore.

CMG: A kemi më tepër nevojë për evente të tilla?

Iris Canaj: Ne kemi nevojë për të bërë evente të tilla. Përmes kësaj metode promovojmë kulturën,  traditën dhe vendin. Qytetet e vogla kanë nevojë për vëmendje dhe këto tërheqin më pas edhe shumë investitore për të zhvilluar këto zona. Ndërsa në aspektin mjedisor është e rëndesishme sepse jemi aty për të shijuar çdo element të natyrës.

Intervistoi:Megi Latifi