Dorëzohen apartamente të rindërtuara në Durrës për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-s
2024-07-24 13:17:54
Foto nga ATSH
135 familje të Lagjes 17 në Durrës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 2019-s, hynë në shtëpitë e reja, rindërtuar me të gjithë parametrat e infrastrukturës nga rrugët e brendshme të asfaltuara te ndriçimi hapësirat e gjelbra, shkruan “ATSH”.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, dorëzoi çelësat e banesave te familjarët, duke vlerësuar punën e Bashkisë, që sipas saj ka bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Në Durrës është ndërtuar një qytet i ri brenda qytetit, sepse dëmet kanë qenë të larta. Tashme u bë e mundur që në Lagjen 17 të dorëzohen çelësat për 135 familje”,- u shpreh Sako.
Ajo falënderoi po ashtu FSHZH-në që ka bërë ndërtimin e objekteve. (Irma)
Lajmet Kryesore