Ministrja Spiropali diskuton me ambasadorin e OSBE-së për reformën zgjedhore
2024-07-24 15:02:28

Spiropali-ambasadori i OSBE-se (Foto Atsh)

Spiropali-ambasadori i OSBE-se (Foto Atsh)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran.

Spiropali u shpreh se shumica parlamentare ka mirëpritur që në fillim çdo ide për votimin në Kuvend të reformës zgjedhore, shkruan “ATSH”.

“Diskutuam për reformën zgjedhore, për të cilën, shumica parlamentare ka mirëpritur që në fillim çdo ide, angazhim në lidhje me përshpejtimin e punës përmbajtësore dhe votimin në Kuvend, si dhe vijimin e bashkëpunimit në kuadër të projektit PACEP e specifikisht për sistemin e-Legjislacioni”,- theksoi Spiropali.

Ministrja Spiropali falënderoi ambasadorin për asistencën që Prezenca e OSBE-së ka dhënë për Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshme në disa fusha. (Irma)

Ministri Peleshi: Stërvitjet ujore të Komandove, me rëndësi për të forcuar aftësitë ushtarake