
Foto nga RTSH
Identifikimi i saktë i sëmundjeve e dëmtuesve në bujqësi ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e prodhimit. Agronomi Vasfi Sherifi deklaroi për “RTSH” se ndodh që fermerët të gabojnë në identifikimin e tyre, duke mos bërë trajtimin e duhur, që sjellë dhe dëmtim të prodhimit.
Shpesh herë dëmtuesit ngatërrohen dhe trajtimi kryhet në mënyrë të gabuar.
Ai këshillon fermerët që të konsultohen me specialistët e bujqësisë si dhe tregtuesit e Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve për të identifikuar saktë shkaktarin e dëmtimit.
“Zgjidhja fillohet që nga universitetet të profilit bujqësor, pastaj duhet të vazhdojë me këshillimet, me seminare nga ana e drejtorive të bujqësisë nëpër rrethe. Të shtohen specialistë të fushës”,- tha Sherifi.
Referuar listës së fundit të publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë 351 preparate të cilat lejohen të importohen dhe tregtohen në Republikën e Shqipërisë dhe 18 që nuk lejohen të importohen, por vetëm të tregtohen e përdoren në bujqësi. (Irma)
