Ministrja Balluku: 21% më shumë njësi kontejnerike të përpunuara në Portin e Durrësit krahasuar me vjet
2024-07-24 15:24:19

Porti i Durresit (Foto Atsh)

Porti i Durresit (Foto Atsh)

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 21% më shumë njësi kontejnerike janë përpunuar në gjysmën e parë të vitit në Terminalin e Kontejnerëve në Portin e Durrësit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, shkruan “ATSH”.

Gjatë periudhës janar-qershor u përpunuan 82.616 njësi kontejnerike, si dhe u përpunuan 100.290 kontejnerë.

Sipas ministres, janë me qindra punonjës të sektorit publik e privat që kontribuojnë në ecurinë e proceseve normale për qindra përdorues portualë që çdo ditë e kanë aktivitetin e tyre profesional të lidhur me Portin e Durrësit. (Irma)