Revista “Brain Hemorrhages” fiton njohje ndërkombëtare
2024-07-24 13:23:15

Foto nga VCG

Revista “Brain Hemorrhages”, e iniciuar nga një ekip studiuesish kinezë, ka pasur një rritje të qëndrueshme të ndikimit ndërkombëtar në vitet e fundit, u bë e ditur në Konferencën e Shëndetit të Trurit, të mbajtur në Pekin, shkruan “Xinhua”.

Revista u përfshi nga ESCI, një bazë të dhënash për revistat në zhvillim dhe me potencial të lartë, në fund të vitit 2023 dhe së fundi mori faktorin e parë të ndikimit prej 1.3, duke shënuar një hap të ri në ndikimin e saj akademik ndërkombëtar, tha Zhang He, redaktor i revistës.

Revista boton artikuj kërkimor origjinal me cilësi të lartë, rishikime autoritative dhe informime akademike në anglisht.

Përqindja e paraqitjeve ndërkombëtare është deri në 70 për qind.

Hemorragjia e trurit është një sëmundje neurologjike shumë fatale dhe invaliduese me një shkallë më të lartë të incidencës në Kinë krahasuar me vendet perëndimore.

Për një kohë të gjatë, si kërkimet bazë ashtu edhe ato klinike mbi hemorragjinë e trurit nuk kanë marrë vëmendjen e duhur, duke rezultuar në një mospërputhje me trajtimin e saj klinik.

“Revista synon të ofrojë një platformë profesionale akademike për studiuesit dhe mjekët e hemorragjisë së trurit në mbarë botën, të nxisë shkëmbimin dhe bashkëpunimin global si dhe inovacionin teknologjik klinik përmes përparimeve në kërkimin akademik”, tha Tang Zhouping, kryeredaktori ekzekutiv i revistës. (Irma)