
Strategjia per bizneset (Foto Atsh)
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me strukturat përkatëse mbi monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027.
Ministri Gonxhja u shpreh se kjo strategji përbën orientimin kryesor të qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik afatmesëm, duke u fokusuar te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe investimet, shkruan “ATSH”.
“Kjo strategji është në linjë me strategjitë dhe programet gjithëpërfshirëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim”,- theksoi ministri Gonxhja.
Ministri nënvizoi se strategjia formon një lidhje qendrore brenda kuadrit strategjik duke u fokusuar në nivelin horizontal dhe atë kombëtar.
“Strategjia është përgatitur në një proces bashkëpunues duke përfshirë grupe pune me ekspertë”,- theksoi ministri, duke shtuar se MEKI mbështet bizneset shqiptare që të lulëzojnë. (Irma)
