Për dy ditë me radhë në Korçë u zhvillua festivali “Lumina Electronic”
2024-07-23 15:16:27
Muzika elektronike ne Korce (Foto Lexo.al)
Në spektaklin më mahnitës të ndriçimit, projeksionit dhe tingujve të muzikës elektronike, dixhej të njohur shqiptarë e të huaj dhuruan emocione për publikun, shkruan “RTSH”.
“Lumina Electronic” është festivali më unik i këtij lloji në Shqipëri. Ai ka sjellë në qytetin juglindor vizitorë dhe adhurues të kësaj muzike nga brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Festivali pritet të kthehet në një nga festat muzikore më të rëndësishme të kalendarit veror. (Fatosi)
Lajmet Kryesore