Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë
2024-07-23 15:51:36

Ora (Foto Gazetasi)

Ora (Foto Gazetasi)

Shqipëria është pranuar në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, në Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve, me një punim të argjendarisë “Pirro”, shkruan “ATSH”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamjen e këtij punimi me motive shqiptare.

Bëhet fjalë për një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano. Mbi të janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9 mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria pranohet në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë. (Fatosi)