Vijon puna në Unazën e Madhe të Tiranës
2024-07-23 09:39:08

Punimet per Unazen e Madhe te Tiranes (Foto Rtsh)

Punimet per Unazen e Madhe te Tiranes (Foto Rtsh)

Vijon pa ndërprerje puna për Unazën e Madhe të Tiranës. Në aksion nga sheshi “Shqiponja” te urat mbi lumin Lana kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike, shkruan “ATSH”.

Unaza e Madhe jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë.

Unaza e Madhe e kryeqytetit shqiptar, me gjatësi mbi 27 kilometra, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë qytetit. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.  (Fatosi)