Foto nga VCG
Banka e Shqipërisë, në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues për tremujorin e dytë 2024, bëri të ditur se gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti, bankat e nivelit të dytë lehtësuan kushtet aprovuese të kredive për bizneset, por vendosën kritere më shtrënguese për individët, shkruan “Panorama”.
Në këtë dokument nënvizohet se standardet e kreditimit për individët u shtrënguan disi në tremujorin e dytë të vitit 2024, të diktuara vetëm nga një bankë e vetme e sistemit.
Shtrëngimi i standardeve u raportua si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.
Standardet e kreditimit për individët priten të mbeten të shtrënguara edhe në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumit. (Fatosi)