Ministrja Pirdeni prezanton Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030
2024-07-23 09:37:36

Antikorrupsioni (Foto Oranews)

Antikorrupsioni (Foto Oranews)

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi të hënën përpara 30 institucioneve shtetërore draftin për Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, njofton “ATSH”.

Qëllimi i draftit është që, përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim dhe ndërgjegjësim të adresojë sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Kjo strategji ka në fokus të veçantë sektorët vulnerabël ndaj korrupsionit, përfshirë prona, shëndetësi, tatime, dogana dhe arsim.

Synimi i Strategjisë është të ofrojë një kuadër të përmirësuar ndjeshëm të koordinimit të të gjithë institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. (Fatosi)