Shtohet fluksi i kalimeve në pikën kufitare të Kakavijës
2024-07-23 16:00:07
Kakavija (Foto Rtsh)
Pika kufitare e Kakavijës, pika kryesore mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve nga të dy vendet, në kuadër të nisjes së sezonit veror, shkruan “RTSH”.
Në vetëm 24 orë, në hyrjedalje janë regjistruar rreth 7000 persona dhe rreth 2100 mjete.
Situata në këtë pikë kufitare paraqitet e qetë edhe për faktin se pala shqiptare po punon me kapacitete të plota, duke shmangur krijimin e radhëve në kufi.
Pala shqiptare punon me 5 sportele, 3 në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele, 2 në hyrje dhe 2 në dalje.
Gjatë sezonit veror janë të shumtë emigrantët shqiptarë që rikthehen në vendin e tyre për të kaluar pushimet. (Fatosi)
Lajmet Kryesore