Shqipëria turistike, me rritjen më të madhe në Evropë. 86 % më shumë fluks në 6-mujorin e parë të 2024
2024-07-22 17:13:50

Në 6 mujorin e parë të 2024, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të fluksit të turistëve në Evropë, shkruan RTSH. Sipas klasifikimit të Komisionit Evropian të Udhëtimeve Shqipëria ka një rritje me 86 % në Evropë të fluksit të hyrjeve të turistëve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kryeministri Edi Rama ka shkruar me këtë rast se "Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”. Sipas Komisionit Evropian të Udhëtimeve udhëtimet ndërkombëtare gjatë 6 mujorit të parë të 2024 kanë ardhur në rritje në të gjithë kontinentin krahasuar me 2023.

Krahasuar me nivelet para pandemisë, rritjet janë përkatësisht 6% dhe 7%.Destinacionet e Evropës Jugore kanë nxitur rritjen e turizmit evropian dhe mbeten vazhdimisht të njohura për kushtet e tyre të favorshme klimatike në prag të sezonit të verës, si dhe kostot, e cila mbetet një shtytës kryesor për turistët.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ngjashëm me tremujorin e kaluar, Shqipëria (86%), Serbia (+40%), Malta (+37%), Bullgaria (+29%), Portugalia (+26%) dhe Turqia (+22%) shënuan rritjen më të lartë në ardhjet e huaja, ndërsa tre vende baltike, Lituania (-15%), Estonia (-16%) dhe Letonia (-24%) shënuan rënie.(Fatosi)