Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike
2024-07-22 15:13:17

Në një raport të posaçëm për Ballkanin Perëndimor për efektin e ndryshimeve klimatike, Banka Botërore përllogariti se Shqipërisë i duhet një shumë prej 6 miliardë dollarësh në vitet në vijim për të zbutur ndikimet e klimës, shkruan panorama.al.

Foto:VCG

Foto:VCG

Banka vë në dukje se kostot e përshtatjes janë të larta, por nga ana tjetër, përfitimet janë edhe më të larta. Për t’iu kundërvënë rreziqeve në rritje lidhur me ndryshimet klimatike, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të marrin në konsideratë investime të mëdha në përshtatje. Për Shqipërinë, kostot e veprimeve dhe investimeve të propozuara për një paketë fillestare përshtatjeje janë 6.0 miliardë dollarë.

Investimet për adaptimin ndaj klimës gjithashtu mund të çlirojnë potenciale të reja në ekonomi.  Investimet në mbrojtjen e klimës do të krijojnë vende të reja pune, do të nxisin aktivitetin e biznesit, lehtësojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe tërheqin investime kapitale qe rrisin më tej produktivitetin e fuqisë punëtore, shkruan panorama.al.(Fatosi)