Zjarret në Shqipëri, shuhen 7 vatra zjarri, 4 ende aktive
2024-07-22 15:14:12
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, njoftoi të dielën se, nga 11 vatra zjarri të evidentuara në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 janë aktive, njofton ATSH.

Foto:VCG
Në ndihmë të strukturave operacionale të pushtetit vendor, për shuarjen e zjarrit janë bashkuar dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të kontaktojnë pa vonesë strukturat vendore në rast të evidentimit të një vatre zjarri, për të shmangur përhapjen e tyre në territor më të gjerë. Ajo bën thirrje për kujdes të shtuar pasi temperaturat përvëluese favorizojnë zjarret.(Fatosi)
Lajmet Kryesore
