Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vazhdon turneun në të gjithë Shqipërinë për të përfshirë të rinjtë në procesin e rishikimit dhe përmirësimit të Ligjit “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”, njofton RTSH.

Ministrja Muzhaqi (Foto Balkanweb.com)
Duke dëgjuar zërin e tyre , ministrja Muzhaqi thotë se synon të krijojë një ligj që pasqyron aspiratat dhe nevojat e të rinjve shqiptarë. Ajo tha se ky proces do të vijojë, me qëllim që të krijohet një ligj i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për rininë dhe vullnetarizmin në Shqipëri.
Në Shqipëri funksionon Platforma VullnetarizmiPikëAL. Ajo është një platformë kombëtare dixhitale ndërvepruese për vullnetarizmin në Shqipëri, si një mjet promovues, informativ, lehtësues dhe i organizuar për rekrutimin e vullnetarëve, por edhe një risi në mbledhjen dhe ofrimin e të dhënave cilësore dhe sasiore në këtë fushë.(Fatosi)
