Gërmimet arkeologjike në Lin, vendbanimi liqenor më i vjetër në Europë
2024-07-22 16:25:30

Gërmimet arkeologjike në Lin (Foto RTSH)

Gërmimet arkeologjike në Lin (Foto RTSH)

Për të katërtin vit radhazi në zonë e Linit, në Liqenin e Pogradecit vijojnë gërmimet arkeologjike, njofton RTSH.

Kërkimet një vit më parë faktuan vendbanimin palafit të Linit si më të vjetrin në Europë. Ndërsa këtë vit grupi i arkeologëve vijon të mbledhë materiale në shtresën kulturore.

Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës tha se vendbanimet me tipologji të tilla arkeologjike që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë tepër të rralla.

“Duam të zbulojmë si jetonin njerëzit rreth liqenit. Vendimet janë 8 mijë vjeçare, praj 6 mijë vjet para Krishtit. Ky është më i vjetri në Europë sa i përket vendbanime liqenore. Është një zbulim i jashtëzakonshëm”, tha prof. Hafner.

Kërkimet arkeologjike pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ku përveç datimeve konkrete pritet të zbulohen edhe të dhëna shumë të rëndësishme mbi jetesën e banorëve në këtë vendbanim.(Fatosi)