Policia Rrugore monitoron rrugët me mjete inteligjente shpejtësimatëse
2024-07-22 16:22:46

Policia shqiptare monitoron akset rrugore (Foto ATSH)

Policia shqiptare monitoron akset rrugore (Foto ATSH)

Policia Rrugore, njofton se nisur nga fluksi i lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, ka shtuar patrullat e lëvizshme, njofton panorama.al. Ajo po përdor mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë. Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, për shkelje të rregullave të  qarkullimit rrugor gjatë një jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, janë pezulluar 145 leje drejtimi, dhe  janë vënë 27 558 masa administrative.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.(Fatosi)