Aksidenti në Siçili (Foto RTSH)
Një furgon me turistë shqiptarë u përfshi në një aksident rrugor në Katania të Siçilisë, të shtunën pas dite, njofton RTSH. Dyshohet se shkak ishte një defekti me frenat. Shoferi i furgonit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke goditur në një mur.
16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është transportuar me autoambulancë në spital. Fatmirësisht, asnjë prej personave nuk ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane.
"Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave shqiptare po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane. (Fatosi)