Ministrja Kumbaro: “Tulipa albanica”, bimë 100% endemike shqiptare
2024-07-21 16:32:26

Lulja (Foto Atsh)

Lulja (Foto Atsh)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndau në rrjetet sociale pamje të tulipanit shqiptar, i shpallur “Monument natyre” në mars 2023, duke e cilësuar “Tulipa albanica” një bimë 100% endemike shqiptare, shkruan “ATSH”.

Sipas ministres, kjo bimë rritet në kushte natyrale vetëm në Shqipëri dhe gjendet në një hapësirë të kufizuar në qarkun e Kukësit.

“Tulipa albanica” është lloj bime e rrezikuar pasi rritet në një territor më të vogël se 80 hektarë, ose më të vogël se 1 km2 dhe rrezikohet jashtë mase nga aktiviteti minerar në zonë.

Tulipani shqiptar ngjan me tulipanin e Sardenjës “Tulipa scardica” dhe me “Tulipa schrenkii”, por dallon nga ato pasi ka gjethe me valëzim si dhe është i ndryshëm nga ana gjenetike.

Zbuluesit e kësaj specie janë prof. as. dr. Lulëzim Shuka, pedagog i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me prof. Kit Tan, pedagoge në Institutin e Biologjisë në Universitetin e Kopenhagës, Danimarkë.

Në botë deri tani njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani i Kukësit renditet i 114-i. (Irma)