Foto nga VCG
Vonesat dhe anulimet e fluturimeve me linjat ajrore pritet të vazhdojnë pas ndërprerjes globale të sistemeve të IT-së, teksa ekspertët paralajmëruan se mund të duhen javë që sistemet të rikuperohen plotësisht, shkruan “RTSH”.
Përditësimi jo i duhur i sistemit të firmës së sigurisë kibernetike “CrowdStrike” krijoi kaos në mbarë botën, duke shkaktuar anulime në linjat ajrore, ato hekurudhore dhe duke dëmtuar disa sisteme të kujdesit shëndetësor.
Foto nga VCG
Përditësimi i sistemit preku kompjuterët e “Microsoft Windows” duke shkaktuar një sërë problemesh, të cilat, sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, do të duhet disa kohë që sistemet të rikuperohen plotësisht.
George Kurtz kërkoi falje për kaosin e shkaktuar, ndërsa bëri të qartë se nuk kishte asnjë incident sigurie apo sulm kibernetik.
Në një deklaratë për mediat, “CrimeStrike” bëri të ditur se një konfigurim i sensorit kishte shkaktuar një gabim, për të cilin kompania njoftoi se ishte korrigjuar.
Foto nga VCG
Kompania e sistemit të të dhënave të aviacionit “Cirium” njoftoi se 5078 fluturime, ose 4.6% e atyre të planifikuara, u anuluan globalisht të premten.
Në faqen e saj të internetit, kompania u bëri thirrje organizatave të marrin masa dhe këshilloi individët që të jenë vigjilentë ndaj e-mail-eve apo mesazheve të dyshimta. (Irma)