Nancy Pelosi: Preferoj një proces të hapur për zëvendësimin e mundshëm të kandidatit presidencial Biden
2024-07-21 16:49:33

Nancy Pelosi (Foto Atsh)

Nancy Pelosi (Foto Atsh)

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, deklaroi se do të preferonte një proces të hapur për të zgjedhur se kush do të zëvendësojë Joe Biden nëse presidenti bën një hap prapa në garën presidenciale për zgjedhjet e nëntorit, raporton “Politico”, duke cituar disa burime që cituan fjalët e Pelosit para një grupi demokratësh, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas Pelosit, kjo do të ishte rruga më e mirë, sepse në këtë mënyrë partia do të shmangte kritikat që lidhen me një kurorëzim të shpejtë të Kamala Harris, gjë që do të rrezikonte të dekurajonte votuesit.

Edhe para pak ditësh, Pelosi tha në një intervistë se i takonte Bidenit të vendoste nëse ai do të vijonte apo jo me kandidimin.

Biden, 81 vjeç, është vënë nën kritika nga brenda radhëve të tij për shkak të shqetësimeve në rritje për moshën dhe aftësinë e tij mendore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shumë demokratë i kanë kërkuar publikisht Bidenit të tërhiqet nga gara.

Biden deri më tani ka qenë sfidues, duke këmbëngulur se ai do të mbetet në garë dhe është i aftë të mposhtë kundërshtarin republikan Donald Trump. (Irma)