Ministri Balla: Prioritet, pastrimi i Policisë nga ata që turpërojnë uniformën
2024-07-21 16:11:21

Policia (Foto Atsh)

Policia (Foto Atsh)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se përpjekja për pastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën mbetet një nga prioritetet e tij, në reagim mbi vendosjen para drejtësisë të pesë punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, shkruan “ATSH”.

“Policimi është një profesion fisnik që kërkon integritet, guxim dhe ndjenjë të thellë të detyrës. Prandaj, përpjekja për vetëpastrimin e Policisë nga ata që e turpërojnë uniformën, mbetet një nga prioritetet e mia si ministër i Brendshëm”,- tha Balla.

“Fal punës së mirë hetimore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë vënë para drejtësisë pesë punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim kompjuterik””,- bëri të ditur ministri Balla. (Irma)