Temperaturat e larta, ministrja Koçiu apelon për ndjekjen e këshillave të mjekëve për kujdesin ndaj fëmijëve
2024-07-21 16:30:26

Femije ne plazh (Foto Mummypages)

Femije ne plazh (Foto Mummypages)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, apeloi se gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta është e nevojshme ndjekja e këshillave mjekësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, ministrja Koçoi ndau disa këshilla të mjekëve pediatër për kujdesin që duhet të tregohet ndaj fëmijëve gjatë temperaturave të larta.

Ministrja Kociu (Foto Rtsh)

Ministrja Kociu (Foto Rtsh)

Sipas mjekëve, në rast se fëmija ka temperaturë mbi 38 gradë, atëherë prindërit duhet të drejtohen te mjeku që të marrin ndihmën mjekësore në momentin e duhur.

Po ashtu, ata apelojnë edhe mbi veshjen e fëmijëve, e cila duhet të jetë konform stinës për të evituar djersitjen.

Mjekët këshillojnë që prindërit duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e ajrit të kondicionuar. (Irma)