Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës ngre çandra shëndetësore
2024-07-21 16:12:05

Cadra te sheshi Skenderbej (Foto Atsh)
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të ndihmuar qytetarët dhe turistë, në këto ditë të nxehta me temperatura tepër të larta.
Në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytetin shqiptar, Bashkia ka ngritur “Çadrën e kujdesit”, ku ofrohet matja e tensionit dhe ujë falas, shkruan “ATSH”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi: “Në këto ditë të nxehta, kujdesemi për ju. Çadra e Kujdesit në sheshin “Skënderbej” ofron matje tensioni, freski dhe ujë falas për qytetarët dhe kafshët shtëpiake”. (Irma)
Lajmet Kryesore
