Parlamenti izraelit (Foto RTSH)
Parlamenti izraelit ka votuar me shumicë dërrmuese rezolutën kundër pasjes së një shteti palestinez, teksa konflikti në Gaza vazhdon.
Dokumenti u soll në Parlamentin izraelit nga partitë në koalicionin e kryeministrit Benjamin Netanjahu, së bashku me partitë e krahut të djathtë nga opozita dhe madje mori mbështetje nga partia qendrore e Unitetit Kombëtar të Benny Gantz.
Foto nga VCG
Ligjvënësit nga partia e qendrës së majtë Yesh Atid të liderit të opozitës Yair Lapid u larguan nga seanca për mos t’u mos bërë pjesë e këtij votimi, teksa më herët Lapid kishte folur në favor të një zgjidhjeje me dy shtete.
Të vetmit që kundërshtuan rezolutën ishin ligjvënës nga partitë Laburiste, Ra’am dhe Hadash-Ta’al.
Nisma u miratua vetëm disa ditë para vizitës së Netanjahut në SHBA për të adresuar në një sesion të përbashkët në Kongresin amerikan dhe për t’u takuar me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Foto nga VCG
Ky veprim ka të ngjarë të irritojë më tej demokratët që nuk ndihen rehat me përqafimin e një qeverie izraelite që gjithnjë e më shumë refuzon një zgjidhje me dy shtete.
Në shkurt, Knesset (parlamenti izraelit) miratoi një rezolutë të hartuar nga kryeministri Netanjahu që refuzonte krijimin e një shteti palestinez.
Kjo rezolutë kundërshton tërësisht krijimin e një shteti palestinez, edhe si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar me Izraelin. (Elona)