Foto nga Xinhua
Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, mori pjesë të premten në kampin veror për fëmijët nga Kina dhe Afrika të zhvilluar në Pekin, të quajtur "Love in the Sunshine".
Peng është ambasadore e vullnetit të mirë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për tuberkulozin e HIV/AIDS dhe e dërguar e posaçme e UNESCO-s për përparimin e arsimimit të vajzave dhe grave.
Në fjalën e vet të rastit, ajo tha se kampi veror nuk është vetëm një takim për fëmijët kinezë e afrikanë, por gjithashtu edhe një demonstrim i qartë i afërsisë mes Kinës dhe kontinentit afrikan.
Foto nga Xinhua
Kinezët dhe afrikanët gjithmonë e kanë kuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në ndjekjen e lumturisë, tha Peng. Si shoqëruese në rrugën e zhvillimit të Afrikës, Kina është e angazhuar jo vetëm për të siguruar rritjen e shëndetshme të fëmijëve kinezë, por edhe për të kontribuuar me forcën e saj në rritjen e shëndetshme të fëmijëve afrikanë.
Duke vënë në dukje se Kina dhe Afrika do të jenë gjithmonë miq të sinqertë, Peng shprehu shpresën që të gjithë fëmijët në kampin veror të bëhen trashëgues të miqësisë tradicionale ndërmjet Kinës e Afrikës dhe një forcë e re në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë.
Foto nga Xinhua
Pjesëmarrësit e fëmijëve në këtë kamp veror i shprehën falënderimet e tyre të sinqerta znj. Peng për kujdesin e saj afatgjatë dhe thanë se do ta shfrytëzojnë siç duhet kohën e tyre, do të studiojnë me zell dhe do të bëhen misionarë të miqësisë kino-afrikane. (Jiang Lei)