Danimarka ka hapësirë për të akomoduar rreth 60% të popullsisë në bunkerë nëntokësorë
2024-07-20 11:16:26

Bunker (Foto ATSH)

Bunker (Foto ATSH)

Danimarka ka hapësirë për të akomoduar të paktën 3.6 milionë njerëz në bunkerë nëntokësorë, në rast lufte ose fatkeqësie.

Sipas medies daneze, cituar nga “ATSH”, strehimoret dhe bunkerët nëntokësorë do të sigurojnë rreth 61 për qind të popullsisë daneze, duke shtuar se autoritetet kanë zgjeruar hapësirën për strehimoret në dy vitet e fundit.

Rishikimi i bunkerëve nëntokësorë, duke përfshirë strehimoret publike dhe dhomat shtesë në shtëpi, nisi në vitin 2022, pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.

Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës bëri të ditur se vlerësimi aktual i sigurisë ushtarake nuk tregon se ekziston një kërcënim ushtarak kundër vendit.

Ministria daneze po ashtu informoi se komunat daneze janë përgjegjëse për strehimoret publike, ndërsa përgjegjësia për dhomat e sigurta është e pronarit të ndërtesës nën mbikëqyrjen e komunave, në lidhje me përgatitjen e dhomave të sigurta për përdorim. (Elona)