Ministri Balla propozon që efektivët e dalë në pension të kontribuojnë vullnetarisht në shkollat e lagjes
2024-07-20 11:18:31

Balla ne komision (Foto Panorama)

Balla ne komision (Foto Panorama)

Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, propozoi idenë e policimit vullnetar në Komisionin të Sigurisë. Sipas tij, policët e dalë në pension të kontribuojnë në shkollat e lagjes në mëngjes, pushimin e drekës dhe kur fëmijët të largohen, shkruan “Panorama”.

I vetëdijshëm për vështirësinë, ministri tha se nuk e kanë futur në ligj, sepse ende nuk janë të përgatitur pasi nuk e dinë sa të gatshëm mund të jenë.

“Unë mendoj që vullnetarizimi nuk duhet parë si herezi apo si mbetje e regjimit të kaluar, por si një qasje, përgjegjësi. Na duhet të qartësojmë këtë element të policimit vullnetar, por nuk do isha dakord ta bënim në ligj sepse nuk e dimë sa të gatshëm janë profesionistët dhe njerëzit që të bëhen pjesë e kësaj”,- tha ministri Balla, duke shtuar se për ish-punonjësit e policisë, kryesisht për ata të dalë në pension, ky mund të ishte një hap i parë.

Pra, kur një polic mbush moshën dhe del në pension të ketë prezencë te shkolla e lagjes së vet në mëngjes kur vijnë fëmijët, gjatë pushimit të drekës dhe gjatë momentit të largimit. (Elona)