Instituti i Statistikave: Rritet numri i italianëve që largohen nga vendi
2024-07-20 11:50:47

Itali (Foto ATSH)

Itali (Foto ATSH)

Instituti italian i Statistikave bëri të ditur se është rritur numri i shtetasve italianë që largohen nga vendi për të jetuar jashtë.

Sipas ISTAT, bëhet fjalë për rreth 6 milionë italianë të larguar, duke shënuar një rritje prej 97.000 personash krahasuar me fillimin e vitit, shkruan “ATSH”.

Prania e italianëve jashtë vendit është rritur me +91% nga viti 2006 e deri më sot.

Italianët jashtë vendit praktikisht janë dyfishuar (99.3%), të miturit janë rritur me +78,3% dhe personat mbi 65 vjeç me +109.8%.

Rreth 46.5% e gati 6 milionë italianëve që banojnë jashtë vendit janë nga jugu (15.9% vetëm nga ishujt), 37.8% nga veriu, 19.1% nga veriperëndimi dhe 15.8% nga qendra.

Në 20 vitet e fundit, Italia ka qenë dëshmitarë jo vetëm të një ringjalljeje të fenomenit, por edhe të një ndryshimi drastik të tij.

Mbi gjysmat e italianëve të larguar zgjedhin të qëndrojnë në Europë (3.246.000), ndërsa më shumë se 2.384.000 banojnë në SHBA dhe Amerikën Latine.

Ndër vendet më të njohura janë Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca. (Elona)