Ndertim (Foto RTSH)
Për shkak të temperaturave shumë të larta me të cilat po përballet vendi, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) rekomandon marrjen e disa masave për punëtorët në sektorin e ndërtimit.
Sipas ISHPSHSH-së, për të ndihmuar në mbrojtjen e punëtorëve, rekomandohet riprogramim i punës në natyrë në orë më të freskëta të ditës dhe shmangie e punës në diell kur janë temperaturat ekstreme, përcjell “RTSH”.
Foto nga VCG
Po ashtu, rekomandohet që punëtorëve t’u sigurohen pushime më të shpeshta gjatë orarit të punës dhe sigurim i aksesit falas në ujë të pijshëm. Gjithashtu, ISHPSHSH rekomandon edhe pajisjen e punëtorëve me mjete mbrojtëse të përshtatshme për temperaturat e nxehta.
Foto nga VCG
“Këto masa janë të rëndësishme për të siguruar që punëtorët të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, duke minimizuar rrezikun e lodhjes, goditjes nga nxehtësia dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me stresin e nxehtësisë”,- thuhet në njoftim. (Elona)