Të ardhurat nga akciza, 28.9 miliardë lekë gjatë 6-mujorit
2024-07-20 11:38:19

Te ardhurat (Foto ATSH)

Te ardhurat (Foto ATSH)

Të ardhurat nga akciza gjatë gjysmës së parë të këtij viti arritën 28.9 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 2.5 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në vitin 2023.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Faktorët kryesorë në parashikimin e të ardhurave nga akciza lidhen me rritjen e nivelit të akcizave për shkak të indeksimit dhe zbatimit të skemës së rritjes për duhanet, rritjen e sasive të importit, prodhimit vendas dhe konsumit të mallrave të fortë, si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj., kjo edhe për shkak të rritjes shumë të madhe të fluksit të turistëve në vend dhe forcimit të luftës kundër informalitetit, nëpërmjet kontrollit rigoroz të subjekteve të akcizës. (Elona)