Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri
2024-07-20 11:00:32
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes Belinda Balluku (Foto RTSH)
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka firmosur marrëveshjen me “Verbund AG”, kompaninë austriake, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.
Sipas Ballukut, kjo marrëveshje është arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë, bën të ditur “RTSH”.
Ajo shton se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera, të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.
Deri më tani nga ERE janë dhënë vetëm dy licenca sa i takon prodhimit të energjisë nga era, ndërsa në korrik të vitit të kaluar qeveria shpalli edhe fituesit e ankandeve për impiantet eolikë. (Elona)
Lajmet Kryesore