Trump pranon zyrtarisht nominimin nga republikanët si kandidat presidencial
2024-07-20 11:30:25

Donald Trump (Foto RTSH)

Donald Trump (Foto RTSH)

Donald Trump ka pranuar zyrtarisht nominimin presidencial republikan në Konventën Kombëtare të Republikanëve.

Gjatë fjalimit si kandidat presidencial, Trump foli fillimisht për atentatin ndaj tij, duke thënë se ishte me fat pasi kishte Zotin në anën e tij.

Ai premtoi ndërtimin e një kupole të hekurt mbi SHBA, të ngjashëm me atë të përdorur nga Izraeli, shkruan “RTSH”.

“Ne do të plotësojmë ushtrinë tonë dhe do të ndërtojmë një sistem të mbrojtjes raketore “Iron Dome” për të siguruar që asnjë armik nuk mund të godasë atdheun tonë”,- tha Trump.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai premtoi operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve në historinë e vendit.

“Ata po i dërgojnë vrasjet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëbimet e mia do të jenë madje më të mëdha se ai i presidentit Eisenhower shumë vite më parë. Ai ishte i moderuar, por besonte shumë te kufijtë. Ai organizoi operacionin më të madh të dëbimit që kemi pasur ndonjëherë”,- tha Trump.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne do ta shpëtojmë këtë vend. Ne do të rivendosim Republikën dhe do të sjellim të nesërmen e pasur dhe të mrekullueshme që populli ynë me të vërtetë e meriton. E ardhmja e SHBA-së do të jetë më e madhe, më e mirë, më e guximshme, më e ndritshme, më e lumtur, më e fortë, më e lirë, më e madhe dhe më e bashkuar se kurrë më parë. Dhe thënë thjesht, shumë shpejt do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, tha ai. (Elona)