Të ndërtohet një sistem i ri ekonomik i hapur në nivelet më të larta
2024-07-19 11:05:34

Që nga viti 2023, Kina ka zbatuar në mënyrë të vazhdueshme politika të njëanshme pa viza në 15 vende, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Poloninë. Ajo ka shtuar përjashtimet e ndërsjellta të vizave me shtatë vende të reja, duke përfshirë Singaporin dhe Tajlandën. Kjo politikë i lehtëson shumë turistët e huaj që duhet të udhëtojnë në Kinë për vizita afatshkurtra biznesi, turizmi dhe familjare. Sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare e Emigracionit, 14.635 milionë të huaj hynë në Kinë nga pika të ndryshme, në gjysmën e parë të vitit 2024. Prej tyre, 8.542 milionë kanë ardhur përmes hyrjes pa viza, që përbën 52%, një rritje prej 190,1% nga viti në vit.