I nxehti ekstrem, ekspertët: Në vitet në vijim temperatura edhe më të larta
2024-07-19 10:48:46

Meteorologia (Foto Rtsh)

Ndërsa Shqipëria, por edhe i gjithë Mesdheu, është përfshirë nga temperatura ekstremisht të larta, për ekspertët kjo është një anomali e motit.

Meteorologia Rezarta Xhakollari deklaroi për “RTSH”-në se temperaturat e larta vijnë për shkak të ndikimit të anticiklonit afrikan, që vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë.

Xhakollari theksoi se, për shkak të krizës klimaterike, parashikohet që vitet në vijim të jenë edhe më të nxehtë.

 “Është një anomali që ka përfshirë Mesdheun dhe ky i nxehti që vjen nga Saharaja është shtrirë deri në Europën Verilindore, prej anticiklonit afrikan që vitet e fundit është më i shpeshtë. Nga analizat që bëhen lidhur me klimën, që tashmë është quajtur krizë klimaterike, parashikohet të kemi çdo vit temperatura edhe më të larta. Do të varemi tashmë nga kushtet klimaterike, do ta drejtojë ajo ekonominë dhe me radhë”,- u shpreh Xhakollari. (Irma)