Kryeministrja italiane: Emigrantët e paligjshëm bëhen pengesë për të pranuar më shumë të ligjshëm
2024-07-19 14:46:06

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni (Foto Atsh)

Emigrantët e paligjshëm në Itali bëhen pengesë për të pranuar më shumë të ligjshëm, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni duke folur në Forumin e Migracionit Trans-Mesdhetar në Tripoli.

“Vitet e fundit në Itali nuk kemi mundur të lejojmë shumë emigrantë të ligjshëm të vijnë sepse kemi pasur shumë të paligjshëm”,- shpjegoi Meloni.

“Nuk duhet të jenë organizatat kriminale ato që vendosin se kush ka të drejtë të hyjë në vendin tonë dhe kush jo. Qeveria ka miratuar dekrete fluksesh prej tre vitesh, duke zgjeruar kuotat gjithashtu dhe mbi të gjitha për kombet që na ndihmojnë të luftojmë kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, - theksoi Meloni, citon “ATSH”.

 “Sfidat e kësaj kohe nuk mund të përballohen vetëm, përfshirë atë të migrimit. Ka njerëz që fitojnë shumë para duke përdorur dëshpërimin e njerëzve dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Këto organizata po bëhen të fuqishme, por nuk u interesojnë të drejtat e njeriut”, - deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. (Irma)