Temperaturat e larta, konsumi i energjisë elektrike arrin në 24.6 milionë KW
2024-07-19 10:50:51

Stacion elektrik (Foto Rtsh)

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërisë prej disa ditësh e kanë çuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se është arritur shifra e 24.6 milionë KW, citon “ATSH”.

Sipas ministres Balluku, pavarësisht kësaj ngarkese, falë investimeve, rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë. 

Po ashtu, Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjitha ekipeve, që janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale. (Irma)